2012-07-24 13:55:36

Ekipi shqiptar në Lojërat Olimpike të Londrës


Ngjarje e veçantë dje për ekipin e Shqipërisë, që merr pjesë në Lojërat Olimpike të Londrës, të cilat do të fillojnë të premten. Për sportistët - ceremonia e mirëseardhjes në Fshatin Olimpik “Londër 2012”, në praninë e ambasadorit të Republikës, z. Mal Berisha, të ambasadorit të Kosovës, z. Muhamet Hamiti, të përfaqësuesve të shoqatave shqiptare në kryeqytetin anglez dhe të emigrantëve, që jetojnë e studiojnë në Londër.
Teatri Kombëtar i të Rinjve dha një shfaqje muzikore për t’u uruar mirëseardhjen sportistëve, vlerësuar edhe nga kryetari i bashkisë së Fshatit Olimpik, sir Charles Allen. Ekipi shqiptar udhëhiqet nga Viron Bezhani dhe do të marrë pjesë në shumë disiplina, si not, qitje, peshëngritje, xhudo, atletikë etj..







All the contents on this site are copyrighted ©.