2012-07-23 15:13:03

Siria në flakë: 1260 viktima, vetëm javën e kaluar


Gjithnjë e rëndë gjendja në Siri. Përparimi i rebelëve drejt Damaskut, në fund të javës së kaluar, e keqësoi edhe më tej gjendjen. Bilanci i shtatë ditëve, të marra së bashku, është vërtet dramatik: 1260 viktima, ndërsa po të llogariten të vrarët, që nga fillimi i konfliktit, shifra arrin në 19 mijë vetë, sipas Observatorit sirian për të drejtat e njeriut. E masakra e tmerre kryejnë edhe aktivistët kundër regjimit, të ndihmuar nga vendet e Gjirit Persik. Ndërkaq, vetëm dje, regjimi ka vrarë së paku 20 vetë në Damask, të cilët dyshoheshin se kishin ndihmuar rebelët. Lidhja Arabe i ofron presidentit Bashar Al Asad daljen e sigurtë nga Siria, nëse e lë menjëherë pushtetin. Bashkimi Evropian ashpërson sanksionet dhe i kërkon presidentit sirian të largohet.








All the contents on this site are copyrighted ©.