“Nuk jam këtu si president, por si prind e si bashkëshort: gjithë Amerika i ka sytë
tek ju”: kështu u foli presidenti Barak Obama familjarëve të viktimave të kinemasë
në Aurora, një ditë para se vrasësi, Xhejms Holms, të dalë për herë të parë para gjyqit.
Pavarësisht se autor i një masakre me 12 viktima e me shumë të plagosur, madje edhe
rëndë, i riu 24 vjeçar nuk është penduar aspak. Presidenti amerikan nuk ia përmendi
asnjëherë emrin, qëllimisht. Mendësia e sëmurë, që qëndron shpesh pas këtyre krimeve
të çmendura, është thjesht dëshira për t’u dukur e për të dalë në gazeta e në televizion.