2012-07-23 15:11:14

Papa : Ngushëllimi për viktimat e Denverit e të Zanzibarit, urimet për Olimpiadën e Londrës.


Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa shprehu keqardhjen e tij të thellë për masakrën pa kuptim të Denverit si dhe për mbytjen e tragetit në Zanzibar. Më pas mendimi i Atit të Shenjtë, nga selia verore e Kastel Gandolfos, shkoi tek Lojërat Olimpike të Londrës, duke uruar të sjellin fryte paqeje e pajtimi në botë. Më pas kujtoi se “Djalli mbjell luftë, Zoti krijon paqe”.RealAudioMP3
“I was deeply shocked by the senseless violence which took place in Aurora, Denver, and saddened by the loss of life in the recent ferry disaster near Zanzibar”.
Shprehu tronditjen e tij të thellë Benedikti XVI për masakrën, fare pa kuptim, kryer në Aurora të Denverit, e njëkohësisht edhe hidhërimin për humbjen e jetëve për shkak të mbytjes së tragetit në Tanzani, pranë Zanzibarit, që shkaktoi, po e kujtojmë, vdekjen e 68 vetëve e humbjen e 77 të tjerëve
I share the distress of the families and friends of the victims and the injured, especially the children. Assuring all of you of my closeness in prayer, I impart my blessing as a pledge of consolation and strength in the risen Lord”.
Si u shprehu afërsinë e tij familjarëve dhe miqve të të vdekurve e të të plagosurve, posaçërisht fëmijëve, Papa i siguroi njerëzit, që vuajnë, se lutet për ta e për shpirtin e të vdekurve, duke u dhënë edhe bekimin apostolik, si peng ngushëllimi e force në Tënzonë.
Mendimi i Benediktit XVI shkoi, pastaj, në Londër ku, të premten e ardhshme, më 27 korrik, do të hapen Lojërat XXX Olimpike. Pasi i përshëndeti organizatorët, atletët e sportdashësit, Papa uroi që, në frymën e armëpushimit olimpik, vullneti i mirë, i cili lind nga kjo ngjarje, të japë frytet e veta: fryte paqeje e pajtimi në mbarë botën, këto ditë me sytë ngulur pikërisht në Londër, kryeqytet sportiv i mbarë njerëzimit:
Olimpiada është ngjarja më e madhe sportive botërore, në të cilën marrin pjesë atletë të shumë kombeve e, si e tillë, fiton edhe vlerë simbolike. Prandaj Kisha katolike e shikon me simpati e vëmendje të veçantë. Lutemi që, sipas vullnetit të Zotit, Lojrat e Londrës të jenë një përvojë e vërtetë vëllazërie ndërmjet popujve të tokës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.