2012-07-20 15:44:19

Masakër në Denver: një vrasës i çmendur vret 14 vetë në një kinema.


Arrin në 14, numri i të vdekurve, ndërmjet të cilëve, disa fëmijë e 50, i të plagosurve, pas një sulmi të çmendur në Denver të SHBA, ku një i ri, 24 vjeç, hapi zjarr mbi shikuesit, që po ndiqnin premierën e filmit të fundit të serisë Batman.
Në kulmin e shfaqjes, në sallë hyri vrasësi, i veshur me të zeza, me kaskë e syze të errëta, me maskë kundër gazit, i armatosur me dy kobure. Para se të shtinte, hodhi një bombë lotësjellëse, pastaj nisi të lëvizë ngadalë, duke qëlluar, nëpër shkallët e platesë.
Kështu e përshkruan ngjarjen e sotme, ata që shpëtuan gjallë nga kjo masakër fare absurde, të cilën presidenti Obama e quajti tragjike e mizore, ndërsa vendi nuk mund të mos e pyesë veten ç’ kuptim ka ky akt i ri marrëzie, me pasoja kaq të dhimbshme.
Policia, që arriti menjëherë në vendngjarje, mendon se autori i krimit nuk ishte vetëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.