2012-07-20 10:48:35

Luftë në Damask. Rusia e Kina vendosin veton kundër sanksioneve të OKB-së.


Dita e djeshme ishte ndoshta më e tmerrshmja e luftës civile siriane. Sipas opozitës, viktimat kanë arritur në rreth 300 vetë. Tanket e presidentit Bashar al Asad hynë në rrugët e kryeqytetit, ndërsa opozita sulmonte qendrën e policisë dhe përgatitej të rrethonte televizionin shtetëror. Agjentët e regjimit, të paveshur si policë, por të marrë në punë si vrasës, e kryen më së miri këtë detyrë makabre në lagjet sunite, ku qëndrojnë rebelët. Bombardimet vazhdojnë edhe në qytete të tjera. E ndërsa fillon Ramazani, muaj, gjatë të cilit çdo luftë duhet të ndalë, civilët përpiqen të gjejnë një rrugë për të ikur. Dje, në Liban, mbërritën 20 mijë refugjatë të rinj.
Ditë e vështirë edhe në Pallatin e Qelqit të OKB-së në Nju Jork. Këshilli i Sigurimit nuk arriti të miratojë një rezolutë me sanksione kundër Sirisë për shkak të vetos së Rusisë dhe të Kinës. Është hera e tretë që të dyja këto vende vendosin veton për të mbrojtur regjimin e Asadit, duke shkaktuar kritika të ashpra nga SHBA-të dhe nga vetë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun.







All the contents on this site are copyrighted ©.