2012-07-18 13:58:46

Ipeshkvijtë evropian, Kisha nuk është ndërmarrje përfitimi.


“Kisha nuk është ndërmarrje përfitimi, paratë për të janë vetëm mjet për realizimin e misionit që ka, atë kumtimit të Krishtit në histori”. Kështu pohojnë zëdhënësit e Konferencave ipeshkvnore katolike të Evropës në një deklaratë të këtyre ditëve në mbarim të takimit të tyre të përvitshëm mbajtur në Këln të Gjermanisë. Po kujtojmë se tema e takimit të përgjegjësve për shtyp e zëdhënësve të Konferencave ipeshkvnore të Evropës mbajtur nga 11 deri më 14 korrik ishte “Përgjegjësia e besimi në Kishë”. Kisha nuk ka asgjë për të fshehur, edhe në fushën e administrimit të financave të veta! Shoqëria aktuale, e përqendruar mbi kulturën e konsumit, ka vendos kriteret e transparencës, edhe financiare, si parim të besimit. E Kisha e ndërgjegjshme për këtë sfidë të re, e di që ungjillëzimi i ri kalon edhe përmes komunikimit të administrimit të besueshëm të parave. Kështu Kisha, me të gjitha realitetet që ka, jo vetëm që është në favor të transparencës në fushën financiare por edhe punon për një etik në këtë fushë e në realitetit mbarë shoqëror të njerëzimit.
Në takimin e mbajtur në Këln, mori pjesë edhe zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, dom Gjergj Meta, me të cilin biseduam për Radio Vatikanit rreth asaj që u trajtua e u tha gjatë takimit të përmendur..........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.