2. Koncili i Jeruzalemit Vazhdojmë bisedën mbi historinë e Koncileve të
para kishtare. Gjatë 2000 vjetëve të jetës së Kishës, katolikët njohin si koncile
ekumenike kishtare vetëm 21. Kjo seri u hap me një takim, i cili ndoshta ishte më
shumë se Koncil, model për të gjitha koncilet, që pasuan. Le ta quajmë Koncili zero.
Nuk mblidheshin në të pasardhësit e largët të Krishtit, por vetë Apostujt e dishepujt
e parë, që e kishin shoqëruar Zotin në jetën e tij tokësore. Dishepujt e Jezusit
sapo kishin nisur t’ua kumtonin Ungjillin paganëve, që njiheshin me emrin goym o gojim,
do të thotë ‘jo hebre”, nga e cila vjen fjala latine “ethnicus” e italishte “gentili”,
kur ndërmjet tyre lindën divergjencat e para për lidhjet që duhet të kishin hebrenjtë
e kthyer në fenë e krishterë, me Ligjin e Moisiut. Në Jeruzalem, bashkësisë i printe
Jakobi, i njohur me epitetin ‘i vogli’, i ndihmuar nga vetë Pjetri, që asokohe ishte
në Antioki. E atje, të sapokthyerit, duhet të pranonin edhe praktikat e Ligjit të
Moisiut, rrethprerjen dhe një mori rregullash, që kishin të bëjnë me kultin hebraik,
si për shembull, nuk duhet të hanin mish nga flijet e tempujve paganë. Shën Pali,
që predikonte pikërisht në vende pagane, nuk ishte njëmendje me këto sjellje fetare.
Atëherë u vendos të organizohej një takim në Jeruzalem. Rrëfimin për këtë mbledhje
e gjejmë në Veprat e Apostujve, në Kapitullin e 15-të. Përballë mbarë bashkësisë,
apostujve e pleqve, që quheshin presbiterë, si dhe mbarë Kishës, Pjetri rrëfen se
kishte parë me sytë e tij Shpirtin Shenjt duke zbritur pa asnjë kusht, edhe mbi paganin
Kornelio. E kjo tregonte qartë se Zoti nuk bën kurrfarë dallimi ndërmjet njerëzve
e për të ndjekur Krishtin, nuk ishte aspak e nevojshme të ndiqje edhe rregullat e
kultit të përcaktuar nga Ligji i Moisiut. Pas Pjetrit, Pali e Barnaba do të dëshmonin
me forcë përvojën e tyre, të ngjashme me atë të Pjetrit e do t’i bindnin të gjithë.
Vetë Pali u shkruan Galatasve se Jakobi, Kefa-domethënë Pjetri, e Gjoni, shtyllat
e Kishës, “duke njohur hirin, që u qe dhënë, ua shtrinë dorën e djathtë, në shenjë
bashkimi vëllazëror në Krishtin”. I takoi Jakobit ta përfundonte diskutimin, me fjalët:
“Ka të drejtë Pjetri, Zoti nuk bën dallim, gjithsesi është e nevojshme që të sapokthyerit
në fenë e krishterë të rrinë larg mishrave të papastra, ardhur nga flijimet pagane
e larg çdo imoraliteti seksual”. Prej këndej , mesazhi solemn, drejtuar të gjitha
bashkësive: “Përfunduam, pra, Shpirti Shenjt dhe ne të mos ju ngarkojmë asnjë barrë
tjetër, përmbi ato, që janë të nevojshme: të ruheni prej mishit të flijuar idhujve...
dhe prej flligështisë. Bëni mirë të ruheni nga këto sende. Shëndet e të fala”.
U arrit, pra në përfundimin se, për të qenë i krishterë, nuk ishte e nevojshme të
ishe më parë hebre. Përfundimi ishte i qartë, po kundërshtimet, që nisën në Qipro
e Listrë, vijuan të ishin të forta. E kundërshtoi edhe vetë Pjetri, që e kishte mbështetur
këtë përfundim të marrë në Jeruzalem, e pas tij, shumë të krishterë, duke kërkuar
kthimin në të kaluarën e tyre hebraike. Prej këndej, edhe episodi që tregon Pali në
Kapitullin II të Letrës drejtuar Galatasve. Ai shkoi te i Pari i Apostujve, që asokohe
ishte në krye të bashkësisë së Antiokisë, dhe ia shprehu haptas mendimin e vet, duke
e quajtur ‘apostull i të rrethprerëve’, e duke e bërë këtë, si apostull i të parrethprrëve. Ishte
çast i vështirë, në të cilin u takuan liria e krishterë, maturia njerëzore e besnikëria
ndaj Krishtit, e ngjarje vendimtare për ardhmërinë e kumtit ungjillor, që asokohe
e deri më sot, kur përgatitemi të kremtojmë 50-vjetorin e Koncilit II të Vatikanit
.