Më 15 korrik kalendari Kishtar përkujton Shën Bonaventurën, teolog e mistik i madh
françeskan. Bonaventuralindi më 1217 në Banjoregjo në provincën e Viterbos,
u bë frat, gjeneral i Urdhrit e pastaj kardinal e ipeshkëv i Albanos. Vdiq më 1274
gjatë Koncilit II të Lionit në Francë. Njihet si një nga teologët më të mëdhenj të
Kishës katolike. Por mbi ç’ baza ngrihet teologjia e tij?
Bonaventura është
teolog me shpirt thellësisht mistik. Për të gjithçka është në shërbim të thellimit
të përvojës të jetës së fesë. Është shpirt françeskan, që e shikon Zotin si vlerën
më të lartë për njeriun, sepse njeriu vjen nga Zoti e duhet të kthehet tek Zoti, përmes
ndërmjetësimit të Fjalës së mishëruar e të kryqëzuar. E ai, Bonaventura, e jeton thellësisht
përvojën mistike si bashkim kundrues plot dashuri me Zotin, e mira më e Lartë, që
e bën të jetojë qysh në tokë përvojën e bashkimit intim me Hyjin, e cila provohet
vetëm në Parajsë.
Shën Bonaventura ka thënë: “Nuk mjafton studimi - pa mrekullinë,
s’mjafton shkenca - pa dashurinë e krishterë, e s’mjafton mençuria - pa përvujtërinë”.
U shpreh kështu me vetëdijen e plotë se i gjithë misteri i përvojës së krishterë
është dhuratë që vjen nga Zoti, është dhuratë e Shpirtit Shenjt e se nisma është e
Zotit. Gjithçka jemi vjen nga Zoti, i cili pret që ne ta lemë vetën në duart e tij,
në vullnetin e tij e të marrim pjesë në nismën hyjnore.
"Të krishterët
të mësojnë nga Shën Bonaventura" Shën Bonaventura, qe dishepull i denjë të
Shën Françeskut, reliket e tij ruhen në qytetin Banjorexho, ku ekziston edhe një Qendër
Studimesh Bonaventuriane, ndërsa personalitetin e këtij shenjti të madh mund ta përshkruajmë
me tri cilësi kryesore,: Shën Bonaventura ishte, në radhë të parë, një kërkues
i palodhur i Zotit, që kur kryente studimet në Paris, e vazhdoi të jetë deri në vdekje.
Në shkrimet e tij tregon rrugën që duhet përshkuar: “Meqë Zoti është lart – shkruan
Bonaventuar – është e nevojshme që mendja të lartohet deri te Ai me të gjitha forcat”…
Shën Bonaventura qe edhe këngëtar serafik i krijimit, që pas gjurmëve të Shën
Françeskut, mësoi si “të lëvdojë Zotin në të gjitha krijesat e përmes tyre”… Sa do
të ishte e nevojshme, që edhe sot të rizbulohej bukuria e vlera e universit të krijuar,
në dritën e mirësisë e të bukurive hyjnore!... Shën Bonaventura, së treti, ishte
lajmëtar i shpresës… Kush shpreson – pohon ai - “duhet të ngrejë kryet, duke i drejtuar
lart mendimet, drejt lartësive të qenies sonë, pra, drejt Zotit. Prandaj duket të
mësojnë nga ky Doktor i madh i Kishës për të thelluar dijen e rrënjosur në Krishtin. Ta
bëjmë tonën trashëgiminë, që na la ky Dijetar i shquar i Kishës, i cili na kujton
domethënien e jetës, me fjalët: “Mbi tokë… mund ta kundrojmë pafundësinë hyjnore përmes
arsyetimit e admirimit; ndërsa në atdheun qiellor, përmes vegimit, kur të bëhemi të
ngjashëm me Zotin, e përmes ekstazës.. do të hyjmë në galdimin e Hyjit. Këtë na kujton
teologu i madh françeskan në ditën e festës së tij.