Papa po shkruan vëllimin e tretë të Jezusit të Nazaretit.
Benedikti XVI vijon, në Kastel Gandolfo, impenjimet e tij baritore: përgatitet për
shtegtimin në Liban dhe për takimet e tjera, të parashikuara, sidomos për hapjen e
Vitit të Fesë, tetorin e ardhshëm. Por gjen kohë edhe për të shtuar faqe të reja
në vëllimin III të veprës ‘Jezusi i Nazaretit’. Njoftimin e dha zëdhënësi i Vatikanit,
atë Federiko Lombardi gjatë një takimi të shkurtër me gazetarët. Sipas Atë Lombardit,
ka shumë mundësi që Papa të shkruajë edhe një letër drejtuar ipeshkvijve të botës,
lidhur me çështjen e Lefebvrianëve, gjë që e bëri edhe pas heqjes së shkishërimit,
si shprehje e mbarështimit shpirtëror të kësaj ngjarjeje me shumë rëndësi për unitetin
e Kishës. Në se do ta bëjë përsëri, do të jetë për të gjithë një sinjal shpirtëror
orientimi. E kemi parë se është tejet i aftë për ta bërë një gjë të tillë”- përfundon
atë Lombardi.