Zgjatet afati i burgimit të ish-ndihmësit të dhomës së Papës.
Pasi sot përfundoi afati prej 50 ditësh i burgimit të ish-ndihmësit të dhomës së Papës,
njoftohet se Paolo Gabriele do të vijojë të rrijë në qeli edhe për disa ditë të tjera.
Kujtojmë se ish-ndihmësi i dhomës mbetet i pandehuri i vetëm, lidhur me dokumentet
e rezervuara, vjedhur në Vatikan e botuar në shtypin italian.Tani për tani, sipas
lajmit, dhënë nga drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Lombardi, në një takim
të shkurtër me gazetarët, i pandehuri do të vijojë të mbetet në gjendje arresti.