2012-07-10 15:05:39

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit brazilian de Araùjo Sales


Benedikti XVI ka shpreh ngushëllimet për vdekjen e kardinalit brazilian Eugenio de Araùjo Sales, kryeipeshkëv në pension i Rio-de-Zhanejros, i cili ndërroi jetë natën e kaluar në moshën 91 vjeçare. Papa, në telegram, e kujton të ndjerin si “bari shpirtëror të patrembur” e “dëshmitar të vërtetë të Ungjillit në mesin e popullit të vet”, duke u treguar të gjithëve “udhën e së vërtetës në dashuri e në shërbim të bashkësisë, me një vëmendje të përhershme ndaj më të varfërve e të mënjanuarve”. Kardinali de Araujo Sales – tha Papa – ka zbatuar në jetë moton e tij ipeshkvnor “Do të kujdesem e do të konsumohem”, duke u bërë për të gjithë njerëzit në Brazil edhe “pik e sigurt referimi e besnikërie ndaj Selisë Apostolike”.







All the contents on this site are copyrighted ©.