2012-07-10 12:11:37

Imzot Tomasi: pakicat e krishtera kërcënohen në botë, në Perëndim liria fetare sulmohet në mënyrë të sofistikuar.


Ditë më parë, më 6 korrik, në Gjenevë të Zvicrës u mbyll, seanca e 20-të e Këshillit të OKB-së për Drejtat Njerëzore. Selia e Shenjtë u përfaqësua nga vëzhguesi i përhershëm pranë Zyrës së OKB-së në qytetin helvetik, imzot Silvano Maria Tomasi. Prelati denoncoi, në mënyrë të veçantë, dhunën gjithnjë e në rritje antikristiane në botë. Pakicat e krishtera janë të kërcënuara në botë, ndërsa në Perëndim shënohen sulme të sofistikuara kundër lirisë fetare. Në mikrofonin e Radio Vatikanit imzot Tomasi thotë:

Këshilli i të drejtave njerëzore, në këtë seancë të 20-të, ka trajtuar tema shumë aktuale e të nxehta. Shqetësimin që ka shpreh, përmes rezolutave të miratuara, tregojnë qartë se ekziston ende një udhë shumë e gjatë për t’u bërë. Në këtë asamble është folur në mënyrë të veçantë për Vendet që pësojnë shkelje sistematike të të drejtave njerëzore, sipas raportit të ekspertëve e të Komisariatit të Lartë për të drejtat njerëzore të Kombeve të Bashkuara. Një temë të cilën Selia e Shenjtë e ka çuar gjithmonë përpara është ajo e lirës fetare, duke konstatuar se në shumë Vende ka vazhdimisht dhunë kundër grupeve fetare. Këtu kemi rastet e njohura të tmerrshme në Nigeri, në Kenia, në pjesë tjera të botës, ku besimtarët – sidomos të krishterët – ndërsa janë në lutje sulmohen me bomba apo me dhunë, duke lënë pas me dhjetëra e dhjetëra të vdekur. Prandaj, i shqetësuar për këtë situatë, për këtë përshkallëzim të dhunës e të persekutimit kundër bashkësive fetare – në veçanti kundër pakicave të krishtera – kam ndërhyrë edhe një herë, duke kërkuar pra që të respektohet liria e shprehjes, liria fetare, liria e bindjeve më të thella të popullit të një Vendi, si edhe të drejtat tjera njerëzore, të gjitha duhet të respektohen. Pastaj, nuk duhet të harrojmë se ekziston një lidhje ndërmjet respektimit të të drejtave njerëzore, mundësisë së respektimit të lirisë fetare dhe mundësisë së bashkëjetesës paqësore e, prandaj, në Vendet në zhvillim e sipër,duhet të lehtësohet, në mënyrë të veçantë progresi i Vendit dhe të ndihmohen forcat e shëndosha e pozitive të popullsisë për t’i vënë në dispozicion për të mirën e përbashkët dhe të mos lejohet që këto forca të përdorën për aktivitete të konfliktit e të urrejtjes, që sjellin vetëm vdekje e shkatërrim. Për këto arsye, duke argumentuar faktin që liria e fesë, siç duket qartë, është përherë më tepër një e drejtë bazë e themel i të gjitha të drejtave njerëzore, e për këtë bashkësia ndërkombëtare ka përgjegjësi: atë të krijimit të një mentaliteti që duhet të respekton lirinë e të krijon mekanizma e ndërmarr masa që, të mund ta zbatohet e të respektohet konkretisht e realisht.

Vëzhguesi i Vatikanit pranë Zyrës së OKB-së në Gjenevë, imzot Tomasi kujtoi se edhe në botën perëndimore, ku shpesh nuk ushtrohet dhunë fizike kundër feve, por “imponohet një stil i jetës e një mënyrë e të menduarit që u le shumë pak hapësirës bindjeve fetare”.







All the contents on this site are copyrighted ©.