2012-07-09 17:03:03

Në Nigeri masakër në fshatra të krishtera, 100 të vdekur


Shpërthen sërish dhuna në Shtetin nigerian të Plateau: njerëz të armatosur kanë sulmuar të shtunën e të dielën e kaluar shumë fshatra e Kisha të krishtera në rrethinën e qytet Jos. Terroristët islamikë kanë goditur pa mëshirë njerëz të pambrojtur, kanë terrorizuar me dhunë, kanë depërtuar brenda nëpër shtëpi të tyre, duke shtie me armë zjarri ndaj kujtdo që takonin apo që gjendej në afërsi e kështu kanë masakruar me çdo mënyrë të krishterët. Të vdekurit janë së paku 100, brenda një Kishe janë gjetur 50 kufoma të djegura. Kryeipeshkvi i Jos-it, imzot Kaigama denoncon: “Autoritetet nuk bëjnë asgjë për t’i mbrojtur fshatrat e njerëzve të pambrojtur, nuk ka kurrfarë mbrojtje ushtarake e as siguri, asnjë lloj force të rendit”. “Është një ndeshje ndërmjet bujqve e barinjve”. “Sipas vlerësimit tim nuk është luftë ndërfetare, por është fjala për hakmarrje për çështje ekonomike e politike ndëretnike ndërmjet myslimanëve”. Gjatë një funerali u vrarë edhe dy politikanë. Sulmet terroriste shpërthen në Shtetin Plateau, udhëkryq ndërmjet jugut të krishterë e veriut myslimanë të Nigerisë. Autoritetet akuzojnë për këto masakra barinjtë e fisit islamik Fulani.







All the contents on this site are copyrighted ©.