2012-07-05 18:18:58

Koncert të muzikantëve izraelit e palestinez për Papën më 11 korrik


Më 11 korrik Benedikti XVI do të marrë pjesë në një koncert ofruar në oborrin e Pallatit apostolik në Kastel Gandolfo nga mjeshtri Daniel Baremboim. Mjeshtri argjentinas-izraelit – që ka drejtuar koncertin për Papën në teatrin Scala të Milanos – ka themeluar West-Eastern Divan Orchester, përbërë nga muzikantë të Izraelit, Palestinës, Sirisë, Jordanisë, Egjiptit, Libanit, Irakut, Turqisë e Spanjës themeluar më 1999 për promovimin e dialogut ndërkulturor e ndërfetar përmes muzikës. Orkestra, që këtyre ditëve gjendet në Munih,në kuadrin e turneut evropian, do të vijë enkas në Kastel Gandolfo për të ekzekutuar për Atin e Shenjtë Ratcinger simfoninë numër pesë e numër gjashtë të Ludwig van Beethoven.







All the contents on this site are copyrighted ©.