2012-07-05 16:02:17

Deklaratë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë mbi mbledhjen plenare të Moneyval në Strasburg.


Në Strasburg po zhvillohet mbledhja e 39-të plenare e Moneyval ( organizëm i Këshillit të Evropës për vlerësimin e sistemit kundër riciklimit në Vendet anëtare), në të cilin merr pjesë Selia e Shenjtë me një delegacion, të udhëhequr nga imzot Ettore Balestrero, zëvendës-sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet.
Dje – njofton Salla e shtypit e Vatikanit – është miratuar Raportin e përpiluar nga inspektorët e Moneyval për Selinë e Shenjtë e Shtet Qytetin e Vatikanit. Siç parashikohej nga procedurat e Moneyval, versioni që është nxjerr në Raport, si rezultat i mbledhjes së djeshme, do t’i dërgohet Selisë së Shenjtë, në mënyrë që brenda një muaji të kontrolloj saktësinë e të dhënave e eventualisht edhe të jap komentet e mëtejshme në meritë me përmbajtjen. Raporti do të botohet në faqen e internetit të Moneyvalit.
Po kujtojmë se muajve të fundit, inspektorët e Moneyvalit kanë vizituar dy herë Vatikanit, nga 21 deri më 26 nëntori i vitit të kaluar dhe nga 14 deri më 16 marsi i këtij viti, e kanë konstatuar zbatimin e përshtatshëm të normave të reja kundër riciklimit, që sivjet kanë hyrë në fuqi në Vatikan, e duke shtuar se duhet të punohet në këtë drejtim me përpikëri për t’i plotësuar në tërësi kriteret ndërkombëtare në këtë fushë.







All the contents on this site are copyrighted ©.