2012-07-05 18:55:56

Berisha: 100 vjetori i Pavarësisë, dita e të vërtetave historike


Kryeministri Sali Berisha duke përsëritur se shqiptarët nuk njohin të vërtetat historike, theksoi që ky 100 vjetor i Pavarësisë së vendit, të jetë ai i të vërtetave historike. Deklarata u bë në mbledhjen e të Komitetit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në cilën Berisha ka bëri apel për zbardhjen e drejtë të historisë, si një përpjekje për ta bërë vendin dhe shoqërinë më të drejtë.
Sipas kryeministrit Berisha, “nderi më i madh që ne mund t`i bëjmë 100-vjetorit të pavarësisë është shndërrimi i tij në të vërtetat historike të Shqipërisë në këto 100 vite. Kjo është e domosdoshme sepse në 100 vjet asnjë komb dhe asnjë vend tjetër nuk kishte një deformim dhe një falsifikim të historisë siç patën dhe përjetuan shqiptarët. Asnjë vend nuk përjetoi një mohim të momentit kulmor në historinë e tij”- tha Berisha.







All the contents on this site are copyrighted ©.