2012-07-04 18:52:24

Prefekti i ri për Doktrinën e fesë, imzot Muller: Kishë ka nevojë për një atmosferë familjare.


Ditë më parë, Benedikti e thirri ipeshkvin e Regensburgut të Gjermanisë, imzot Gerhard Ludwig Muller, në detyrën e veçantë e tejet të rëndësishme të prefektit të Kongregatës së Vatikanit për Doktrinën e Fesë, në vend të kardinalit William Joseph Levada, që largohet nga detyra për arsye të moshës. Në këtë mision të ri, imzot Muller do të ketë edhe përgjegjësinë e presidentit të Komisionit Papnor Ecclesia Dei, atë të Komisionit Biblik Papnor e të Komisionit Teologjik Ndërkombëtar. Në mikrofonin e Radio Vatikanit, prefekti i ri i Kongregatës për Doktrinën e Fesë rrëfen si e sheh këtë angazhim të tij të ri:

“Detyra e prefektit është e qartë: të ndihmohet magjisteri i Papës, që është mësues i Kishës universale, besuar Pjetrit e Apostujve. Jemi duke jetuar në një kohë jo të lehtë e vuajmë pak a shumë të gjithë për shkak të shekullarizimit, por nuk duhet të harrojmë përmasën transhendentale, orientimit drejt Zotit, si dhe – e kjo për mua është shumë e rëndësishme – angazhimin për zhvillimin e një atmosfere vëllazërore në mbarë Kishën e edhe këtu në Kurien Romake, sidomos në Kishën e Romës. Ajo që gjithmonë mbretët e rëndësishme është lutja për tjetrin, liturgjia e përbashkët, dashuria ndaj të afërmit, dashuria për Zotin. Kjo është madje thelbi, kjo është qendra e fesë së krishterë: e po të donim të tregonim se çka është krishterimi, mund të themi se është dashuri për Zotin e dashuri për njeriun. E ku gjendet i afërmi për t’u dashur? Pranë meje”.







All the contents on this site are copyrighted ©.