2012-07-04 14:56:14

Papa në gjirin e komunitetit të Kastel Gandolfit


Për Papën ka filluar periudha verore në Kastel Gandolo, mes punës e pushimeve që do të zgjasë deri në fund të korrikut.Benedikti XVI u transferua dje pasdite me helikopter nga Vatikani në Kastel Gandolfo, në selinë papnore pranë liqenit Albano, ku do të kalon periudhën verore. Gjatë tërë muajit korrik nuk do të ketë audienca private e publike, me përjashtim të lutjes së Engjëllit të Tënzot për të dielash. Kështu pra, as sot nuk ka audiencë të përgjithshme të së mërkurën me besimtarë.
Pritja e Papës Jozef Ratcinger në Kastel Gandolfo nga besimtarët dhe autoritetet civile e kishtare, të kësaj qyteze të vogël të Lacios, qe jashtëzakonisht e përzemërt. E Papa posa mbërrini iu drejtuar të pranishmëve me këto fjalë:
“Miq të dashur, jam i lumtur që mbërrini këtu për pushimet e mia e ju uroj të gjithëve pushim të mirë, freskim të mirë, shpresojmë që të mund të ripërtërihemi shpirtërisht e fizikisht në këtë qytet të vogël me bukuri natyrore. Ju falënderoj për praninë tuaj. Ju uroj pushime të mira!”.
Edhe gjatë kësaj periudhe verore, agjenda papnore parashikon disa angazhime, siç kujton në mikrofonin e Radio Vatikanit, ipeshkvi i Albanos, imzot Marcello Semeraro, në dioqezën e tij që përfshinë Kastel Gandolfin:
“Sivjet, do të jetë takimi për Meshën e Shenjtë në Frascati gjysmën e muajitn e pikërisht më datën 15 korrik. Ndërsa më 11 korrik, do të jetë një tjetër moment kulturor. Prefektura e Shtëpisë Papnore ka shpall lajmin e një koncerti të orkestrës rinore të mjeshtrit Daniel Barenboim, West-Eastern Divan Orkester, që përbëhet nga muzikantë izraelit, palestinez, sirian, jordanez, egjiptian, libanez, iranian, turq e spanjoll. Me këtë rast do të ketë edhe një “kthim në atdhe”, sepse nga Bavaria e Gjermanisë do të vijnë njerëz e grupe shtegtarësh për të përshëndetur Papën”.
Pastaj po kujtojmë se ditën e festës së Zojës Madhe, më 15 gusht, si çdo vit do të ketë një kremtim në mëngjes të festës në Kishën qendrore të Kastel Gandolfit...
Kjo është një traditë e nisur nga Papa Gjoni XXIII. Sivjet, do të kemi gëzimin ta prezantojmë Kishën të restauruar e të pastruar pikërisht për kremtimin e Meshës së Shenjtë në ditën e festës së Lartimit të Virgjërës Mari në Qiell. Është një moment shumë i bukur, kushtuar posaçërisht besimtarëve të famullisë kishtare të Kastel Gandolfit. Për të gjithë ne, do të jetë një hyrje tejet e bukur, në Vitin e Fesë, me praninë e Papës në mesin tonë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.