2012-07-04 15:39:38

Papa i konfirmon besimin personal kardinalit Bertore, shpreh keqardhjen për kritikat e padrejta ndaj tij


Papa i ka shkruar një letër Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone, për t’i konfirmuar besimin e tij. “Në pragun e nisjes për qëndrimin tim veror në Kastel Gandolfo – shkruan Ati i Shenjtë Benedikti XVI – dëshiroj të ju shpreh mirënjohjen e thellë për afërsinë tuaj diskrete e për këshillin tuaj të ndritur, i cili më shërbeu si ndihmë e veçantë në këta muaj të fundit”. “Duke vërejtur me keqardhje kritikat e padrejta që janë ngritur ndaj personit tuaj, dua të përsëris ndaj jush besimin tim personal, që pata rastin ta shfaqi me Letrën e 15 janarit 2010, përmbajtja e së cilës për mua mbetet e pandryshuar”. Papa e përfundon letrën duke ia besuar kardinalin Bertone “ndërmjetësimit të Virgjërës Mari, Ndihmës të të Krishterëve, e Apostujve Pjetër e Pal” dhe njëherësh i dërgon “përshëndetjen vëllazërore, Bekimin Apostolik, me urimet për çdo të mirë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.