2012-07-03 08:07:08

Sot më 3 korrik kalendari festnn shën Tomën Apostull


Sot më 3 korrik Kisha përkujton festën e shën Tomës Apostull, një shenjt i madhe dhe i kthyer krejtësisht kah Zoti! Toma, i cili mendohet se ishte peshkatar, si apostujt e tjerë, thirret edhe Didimo, që do të thotë ‘binjak’. Është Apostulli që u tregua i gatshëm ta ndiqte Jezusin në udhëtimin drejt Jerusalemit, për të vdekur bashkë me të. Kur Krishti u ngjall, në fillim ai nuk besoi, por më pas e ndreqi këtë mosbesim të vetin me besojmën e tij të fesë duke pohuar: “Zotëria im e Hyji im”.
Ndoshta edhe shën Toma ishte peshkatar, si apostujt e tjerë, thirret edhe Didimo, që në gjuhën aramaike do të thotë “binjak”.
E takojmë për herë të parë ndërmjet apostujve, por nuk dimë asgjë për jetën e tij të mëparshme. Nuk ia dimë as datën e lindjes, as mjeshtrinë që ushtronte. Ia dëgjojmë për herë të parë zërin, aspak entuziast, në Ungjillin e Shën Gjonit e pikërisht në Kapitullin I. Por duhet të theksojmë se ata të cilët e kujtojnë vetëm për çastin e famshëm të mosbesimit në ngjalljen e Krishtit, gabohen përsa i përket figurës së tij. Ai nuk ishte njeri me fe të paktë, siç mund të besohet, por njeri që e di mirë se nuk është aspak e lehtë të besosh. Prandaj nuk dëshiron të mbajë qëndrim hipokrit. Flet haptazi për vështirësitë e për dyshimet e tij. Shfaqet para syve tonë siç është, pa maskë. E ne na duket se na ngjet, se na ndihmon. Mosbesimi i tij, dyshimet dhe pyetjet që i bën Jezusit, na mësojnë ta thellojmë fenë.
Tomën e takojmë edhe në Kapitullin XXII të Ungjillit të Shën Gjonit, në kohën kur Jezusi u duket apostujve në brigjet e liqenit të Tiberiades. Pastaj, për herë të fundit, për të flitet në Veprat e Apostujve (Kreu I), menjëherë mbas të Ngjiturit të Krishtit në qiell.
E pastaj emrin e tij nuk e gjejmë më në asnjë shkrim. Ashtu si nuk e dimë kur e ku lindi, nuk e dimë as kur, ku e si vdiq. Disa shkrime, që mendohen si të tijat, madje edhe një Ungjill apokrif, nuk janë të besueshme. Në gjysmën e shekullit VI tregtari egjiptian Kozma Indikopleusti shkruante se kishte gjetur në Indinë jugore grupe të panjohura të krishterësh, të cilët i kishin pohuar se Ungjillin e kishte sjellë ndër viset e tyre Shën Toma Apostull. Prandaj edhe quhen “Tomokristianë”, bashkësi që vijon të jetojë edhe në kohët tona, por e përzier me besimtarë sa katolikë, aq edhe të kishave protestante e të riteve kristiano-lindore.







All the contents on this site are copyrighted ©.