Papa do të viziton Libani nga data 14 deri më 16 shtator për të nënshkruar e dorëzuar
dokumentin apostolik për Lindjen e Mesme
Salla e shtypit e Vatikanit shpalli sot programin e udhëtimit apostolik të Papës Benediktit
XVI në Liban, në program nga data 14 deri më 16 shtator të ardhshëm. Rasti i shtegtimit
të 25-të papnor ndërkombëtar të Benediktit XVI është nënshkrimi i botimit të dokumentit
Këshillimit apostolik pas-sinodal për Lindjen e Mesme. Një vizitë e shkurtër në
Liban për t’i përqafuar të gjithë popujt e Lindjes së Mesme, e me domethënie të madhe
fetare e shoqërore. Gjatë tre ditëve Ati i Shenjtë do të shqiptojë 7 fjalime, do të
nënshkruajë dokumentin pos Sinodal për Kishat e Lindjes së Mesme, do të takojë autoritetet
më të larta shtetërore e politike dhe krerët e islamit në Liban. Benedikti XVI
do të niset nga aeroporti romak Ciampino në mëngjesin e 14 shtatorit drejt Bejrutit,
ku në ora 14 lokale pritet të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar “Rafiq Hariri”.
Papa do të transferohet pastaj në Harissa, ku pasdite në Bazilikën e Shën Palit do
të nënshkruajë dokumentin Këshillimin apostolik pas sinodal për Kishat e Lindjes së
Mesme. Një ditë më pas, Ati i Shenjtë Ratcinger do t’i bëjë një vizitë Presidentit
të Libanit, në pallatin presidencial Baabda. Këtu, më pas, do të takojë krerët e komunitetit
fetar mysliman, anëtarët e qeverisë, të institucioneve së bashku me trupin diplomatik
e krerët e feve si dhe përfaqësuesit e botës së kulturës. Gjatë drekës, në Patrikanën
armene katolike të Bzommar Bkerké, Papa do të takohet me Patrikët, ipeshkvijtë e Libanit
dhe anëtarët e Këshillit të veçantë për Lindjen e Mesme të Sinodit të Ipeshkvijve. Dita
e dytë e vizitës së Benediktit XVI në Liban do të mbyllet me takimin me të rinjtë
në sheshin para Patrikanës maronite të Bkerké. Të dielën më 16 shtator, Papa Jozef
Ratcinger do të kryesojë Meshën e do të dorëzojë Dokumentin apostolik pas – sinodal
për Lindjen e Mesme, në Bejrut city waterfront. Pas largimit nga nunciatura apostolike
në Harissa, Benedikti XVI do të ketë një takim ekumenik në Sallonin e Patrikanës siro-katolike
të Charfetit. Së fundit, rreth orës 18.30 lokale, ceremonia e lamtumirës në aeroportin
ndërkombëtar të Bejurit. Arritja në Romë pak para orës 22.00.