2012-06-30 19:13:34

Kardinali i Palermos, Romeo: martirizimi i don Puljizit, shembull për shumë njerëz


Të enjten e kaluar, Papa Benedikti XVI autorizoi Dekrete për njohjen e mrekullive, të martirizimit e të virtyteve heroike për 168 Shërbëtorë të Zotit, laikë, meshtarë e murgesha, jeta e të cilëve është shembull për të gjithë të krishterët dhe e denjë për t’u lartuar në nderimet e elterit. Shenjtorë, që shpesh na kalojnë pranë e nuk i shohim. Dallojmë njërin prej tyre, meshtarin italian don Pino Puljizi, famullitar i lagjes palermitane “Brancaccio”, vrarë nga mafia në vitin 1993. Për të Lumin e ri, komenti i kryeipeshkvit të Palermos, kardinalit Paolo Romeo:
Gëzim është të shohim njërin nga bijtë e kësaj Kishe, anëtar i këtij kolegji meshtarësh, një person kaq i përvuajtur e kaq i dashur, siç e kujtojnë të gjithë, të propozohet sot si model për t’u ndjekur. Sipas shembullit të don Pino Puljizit, duhet ta rinovojmë impenjimin tonë për ungjillëzimin dhe promovimin e njeriut, karakteristika të veprimtarisë së don Pinos. Mendoj se është shembull i ndritshëm për domethënien që merr sot puna në shtigjet e Ungjillit e verifikimi, në bazë të fryteve që sjell, nëse ky shteg është i drejtë, apo është rrugë e gabuar, rrugë e së keqes, larg Ungjillit.
Ëndrra e don Puljizit ishte t’i shihte njerëzit të lirë nga mafia. Mbi varrin e tij, ka një mbishkrim domethënës: “S’ka dashuri më të madhe se të japësh jetën për miqtë”. Është fraza që Jezusi thotë në kapitullin e 15-të të Ungjillit sipas Gjonit. Në të, përmblidhet krejt jeta e këtij njeriu të shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.