2012-06-30 20:03:05

Benedikti XVI kryeipeshkvijve mitropolitë: ndihmoni bashkësitë tuaja me fe e dashuri.


Papa Benedikti XVI priti, sot në sallën e Palit VI në Vatikan, kryeipeshkvijtë mitropolitë, të cilëve dje u dorëzoi simbolin e Palios, së bashku me familjarët dhe besimtarët e dioqezave të tyre. Në fjalimin shumëgjuhësh, Papa Ratcinger nënvizoi rëndësinë e lidhjes ndërmjet ipeshkvijve e Pasardhësit të Pjetrit. Prandaj, i qortoi mitropolitët e ri të ndihmojnë bashkësitë e tyre duke “lënë gjurmë të mirësisë” në mbarë shoqërinë. Kremtimi që patëm dje në festën e Shën Pjetrit e Palit Apostuj, qe një rast gëzimi për simbolizuar, në mënyrë të dukshme, universalitetin e Kishës dhe bashkimin e thellë të ipeshkvijve me Krishtin e me Papën. Kështu u tha mes tjerash Papa duke i përshëndet mitropolitët e ri, të cilëve u kujtoi vlerën e këtyre ditëve kaluar në Romë.
“Çojeni në bashkësitë tuaja kishtare eksperiencën e spiritualitetit të thellë e të unitetit të vërtetë ungjillor të këtyre ditëve, në mënyrë që kjo përvojë t’i prekë zemrat e besimtarëve e të jehojë në mbarë shoqërinë, duke lënë gjurmët e së mirës”.
Në vazhdim të fjalimit, Papa nënvizoi me forcë pikërisht rëndësinë e mbështetjes që barinjtë shpirtëror duhet t’u ofrojnë bashkësive të tyre të besimtarëve.
“Ju siguroi lutjen time të pareshtur, në mënyrë që të mund ta zhvilloni me gëzim e me besnikëri misionin tuaj ipeshkvnor, për të ndërtuar mbi dashuri e bamirësi komunitetet tuaja dioqezane, duke mbështetur ato në dëshminë e fesë e ndihmuar në përtëritjen përherë më të entuziazmuar të takimit me personin e Krishtit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.