2012-06-29 15:19:04

Shën Pjetri e Pali Apostuj në trojet shqiptare


Festa e Shën Pjetrit e Shën Palit, kremtohet së bashku që në kohët e para të krishterimit. Duhet t’u jemi mirënjohës, sepse me gjakun e tyre bënë të lulëzojë Kisha në shekuj. Kujtojmë se dy Shenjtorët-Apostuj janë Pajtorë të qytetit të Romës e se trupi i Shën Pjetrit pushon në paqe në Bazilikën e Vatikanit, ndërsa ai i Shën Palit, në Bazilikën Ostienses në Romë.
Shenjtorët Apostuj Pjetri e Pali kremtohen në shumë vise shqiptare. Kujtojmë së pari, se Katedralja e kryeqytetit të Shqipërisë i kushtohet Shën Palit, ungjillëzuesit të shqiptarëve, e prandaj edhe kremtohet shumë nga besimtarët e Tiranës; por kjo festë kremtohet edhe në Bajzë, ku ngrihet Kisha madhështore e Malësisë së Madhe, pastaj në Hajmel,Shën Pjetër e në Dardhë.
E një kremtim solemn tejet i veçantë bëhet edhe në Gjakovë. Bashkësia katolike këtij qyteti kosovar i ka për pajtorë qiellorë shën Pjetrin e Palin Apostuj.







All the contents on this site are copyrighted ©.