Më 28 qershor kalendari kujton shën Ireneun e Lionit, martir
Ireneu, që në shqip do të thotë Paqësor, njeri i paqes me emër e me vepra, është figurë
me rëndësi të dorës së parë në historinë e Kishës. Me origjinë nga Azia, i lindur
në Smirnë, në vitin 177 u nis nga Galileja për t’u ulur në fronin ipeshkvnor të Lionit
, duke zënë vendin e ipeshkvit martir Potinit, pak kohë pasi qe dërguar në Romë për
të sqaruar disa çështje doktrinore. Kur arriti në vend, gjysma e priftërinjve dhe
e besimtarëve të Kishës, së cilës do t’i printe, ishin martirizuar. Mbeti i vetmi
ipeshkëv për të gjithë Galinë. Ai, grek, mësoi shumë shpejt gjuhën e barbarëve, për
të ungjillëzuar popullsitë keltike e gjermanike. E atje ku nuk arrinte zëri i tij,
arrinte fjala e shkruar. Në pesë librat e Ireneut kundër herezive, ndjehet jo vetëm
forca e apologjistit të madh, por edhe ëmbëlsia e bariut të mirë, të shqetësuar për
ndonjë nga delet e humbura, të cilën bën çmos ta rikthejë në vath.