Tokë e Shenjtë: nunci apostolik u prit nga Presidenti palestinez Mahmoud Abbas
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas të dielën e kaluar priti në selinë presidenciale
në Ramallah, nuncin apostolik në Izrael e delegatin apostolik në Jerusalem, imzot
Antonio Franco. Në këtë takim të Nuncit Apostolik tëSelisë së Shenjtë me
Presidentin Abbas qenë të pranishëm, një anëtar i Komitetit ekzekutiv të Autoritetit
Kombëtar të Palestinës, Nimir Hammad, këshilltari politik i presidentit, Ziyad El
Bandak dhe këshilltari i presidencës për marrëdhëniet me të krishterët. Gjatë takimit
u shqyrtuan marrëdhëniet historike që lidhin Palestinën e popullin e saj me Selinë
e Shenjtë dhe Kishën katolike. Dy bashkëbiseduesit u morën vesh për përshpejtimin
e konkluzioneve të marrëveshjes ndërmjet Autoritetit Kombëtar të Palestinës e Selisë
së Shenjtë. Lidhur me këtë argument, gjatë bashkëbisedimeve janë sqaruar disa çështje
me interes të anasjelltë për dy palët. Presidenti Abbas së fundit i kërkoi nuncit
apostolik imzot Franco t’i transmetojë Papës përshëndetjen e tij personale.