2012-06-27 12:42:00

Papa: t’i themi jo egoizmit e kërkimit të pushtetit, vetëm shërbimi e dashuria na sjellin te Zoti.


Në audiencën e sotme të përgjithshme mbajtur paradite në Vatikan, Papa Benedikti Xvi vijoi katekizmin e tij mbi lutjen. Pas trajtimit të mërkurën e kaluar të temës së uratës me heshtje e me fjalë, me këngë e gjeste që përfshinë njeriun në tërësi: nga goja te mendja, nga zemra te trupi i tërë, sot Papa Ratcinger u ndal te “njëra prej këngëve apo himneve më të lashta të traditës së krishterë, që shën Pali na paraqet në atë që është, në një farë mënyre, testamenti i tij shpirtëror: Letra dërguar Filipianëve. Është fjala, për një Letër që Apostulli e dikton ndërsa është në burg, ndoshta në Romë. Ai e ndjen afrimin e vdekjes së vet sepse pohon se jeta e tij do të ofrohet si fli njomëse apo libacion (krh Fil 2,17).
Në vazhdim të trajtimin të kësaj teme, mes tjerash, duke u ndal te udhëzimet që na ofron Letra e Filipianëve mbi rëndësinë e lutjes sonë, duke i i ftuar besimtarët të mësojnë nga shembulli i vetëm i jetës sonë, nga Jezu Krishtit Zot e Shpëtimtar.
“Logjika njerëzore” shpesh na sjell të kërkojmë “realizimin e vetvetes përmes pushtetit, përmes sundimit, përmes mjeteve të fuqishme” sepse “njeriu duan të vijoi të ndërtojë me forca të veta kullën e Babelit për të arritur lartësinë e Zotit, për të qenë si Zoti”: kështu tha Papa duke nënvizuar se në anën tjetër janë “mishërimi e kryqi” i Krishtit që na kujtojnë se “realizimi i plotë gjenden në përkimin e vullnetit tonë njerëzor me atë të Atit Qiellor, në zbrazjen e vetvetes, të egoizmit personal, për t’u mbush me dashuri, me bamirësi të Zotit e kështu të bëhemi vërtetë të aftë për t’i dashur të tjerët”.








All the contents on this site are copyrighted ©.