2012-06-27 16:02:45

Në Tiranë hapet ekspozita fotografike në përkujtim të viktimave të regjimit komunist.


Në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë ka çelur një ekspozitë me foto në Tiranë kushtuar 4 500 qytetarëve intelektualë antikomunistë që u pushkatuan nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës.
Mesazhi i përcjellë nga organizatori i kësaj ekspozite Besim Ndregjoni ishte se “Dhuna nuk fiton mbi lirinë dhe paqen”. Në këtë 100 vjetor, tha Ndregjoni, këta intelektualë shqiptarë kanë dhënë kontributin e tyre të paçmuar.”
Ekspozita fotografike e përuruar sot në qendër të Tiranës rrëfen krimet që janë bërë gjatë periudhës së regjimit komunist, dhe i kushtohet mijëra e mijëra të ekzekutuarve e të zhdukurve shqiptarë nga viti 1994 deri më 1991. Fotografitë paraqesin portrete të personave, mes tyre edhe të priftërinjve katolikë, ortodoksë e përfaqësues të fesë islame, të pushkatuar apo të varur me vdekje nga regjimi i prapambetur i Enver Hoxhës (1908-1985) e ia i pasardhësit Ramiz Alisë (1925-2011). Ekspozita fotografike denoncon krimet e regjimit komunist ndaj popullit shqiptar dhe kërkon të mos harrohet ajo që ndodhi gjatë regjimit komunist në Shqipëri.







All the contents on this site are copyrighted ©.