2012-06-27 14:42:26

Kardinali Tauran: diplomati le t’i shërben së vërtetës


“Një diplomat që gënjen, rrallëherë ia arrin qëllimit”. Kështu pohoi kardinalin Jean-Louis Tauran, president i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, gjatë takimit të organizuar nga ‘Oborri i jo besimtarëve’ pranë Ambasadës së Italisë pranë Selisë së Shenjtë. Sipas kardinalit, vetëm e vërteta shërben për kauzën e Paqes, ndihmon në zbutjen e mosmarrëveshjeve të njerëzve, e në mjekimin e plagëve të popujve të trajtuar padrejtësisht. “ Do të duhej të ishte përherë i qartë fakti – vijoi kardinali Tauran – që diplomacia është në shërbim të realizimit të njeriut, e të harmonisë së shoqërisë. Duke iu përmbajtur së vërtetës në vetvete e përreth vetes, diplomati do të priret natyrshëm drejt takimit, dialogut, e vëllazërimit. Natyrisht që, për atë që është i krishterë, e vërteta merr një domethënie e një rëndësi krejt tjetër, pasi që e Vërteta për ne është bërë njeri, e Jezusi na ka dëftuar të vërtetën e plotë mbi njeriun”.







All the contents on this site are copyrighted ©.