Ambasadori i Kosovës A. Prenkaj përfundoi misionin diplomatik në Itali.
Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Tij zoti Albert Prenkaj, përfundoi
dje më 27 qershor misionin e tij diplomatik pranë Republikës së Italisë. Si diplomati
i parë i Kosovës i akredituar pranë Shtetit italian, Ambasadori Prenkaj vuri themelet
dhe hapi Ambasadën kosovare në Romë, arriti të fitonte besimin e bashkëbiseduesve
të tij. Ai promovoi një politikë që përforcoi më tej marrëdhëniet e mira ndërmjet
dy Shteteve dhe punoi në shpalosjen e realitetit të veçantë dhe perspektivat e Vendlindjes
pranë autoriteteve italiane e me gjerë, si dhe para qytetarëve italianë. Me shërbimin
e tij diplomatik, Ambasadori i parë i Kosovës pranë Republikës së Italisë, kontribuoi
në realizimin e shumë nismave që synojnë të mirën dhe përparimin e shoqërisë kosovare.
Mandati i tij si Ambasador i parë kosovar në Romë, mund të themi, pati si binom diplomacinë
e të vërtetën. Me rastin e përfundimit të misioni diplomatik në Romë, ne realizuam
një intervistë me Shkëlqesinë e Tij Albert Prenkaj, të cilën po ua propozojmë dëgjuesve
tanë të Radio Vatikanit....