2012-06-25 17:05:13

Ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Selisë së Shenjtë e Malit të Zi. Koment i zmzot Zef Gashit


Të enjten e kaluar në Vatikan, më 21 qershor, në Sallën e Traktateve të Pallatit Apostolik, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone dhe Presidenti i Malit të Zi, z. Filip Vujanoviç shkëmbyen dokumentet për ratifikimin e Marrëveshjes Bazë ndërmjet dy Shteteve, nënshkruar në Selinë e Shenjtë më 24 qershorin e vitit të kaluar.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes, Vujanoviç, i cili para nënshkrimit pati një takim me Papën Benediktin XVI, nënvizoi se Mali i Zi “është Shteti i parë me shumicë ortodokse që realizon një marrëveshje të tillë me Selinë e Shenjtë” që rregullon juridikisht statusin e Kishës katolike në vend.

Marrëveshja hyri në fuqi menjëherë me shkëmbimin e dokumenteve të ratifikuara, të enjten më 21 qershor, dhe përcakton – shpjegoi kardinali Bertone – “disa dispozita (rregulla) me interes të përbashkët për jetën dhe aktivitetin e bashkësisë katolike të Malit të Zi”. Po cila është rëndësia e kësaj Marrëveshje ndërmjet dy Shteteve për Kishën katolike në Mal të Zi, të dëgjojmë kryeipeshkvin e Tivarit e presidentin Konferencës Ipeshkvnore Ndërkombëtare Shën Cirili e Metodi, imzot Zef Gashin në mikrofonin e Radio Vatikanit.......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.