2012-06-25 18:13:33

Në Shqipëri, emërohet ministri i ekonomisë, ai i brendshëm dhe ai i shëndetësisë


Ish-ministri i jashtëm, Edmond Haxhinasto bëhet ministër i ekonomisë; Flamur Noka i Partisë Demokratike bëhet ministër i brendshëm; Edmond Panariti, zv.kryebashkiaku i Tiranës, zëvendëson Haxhinaston në postin e ministrit të jashtëm; ndërsa gjinekologu Vangjel Tavo emërohet ministër i shëndetësisë. Këto janë ndryshimet në qeveri, pas zgjedhjes së ish-ministrit të brendshëm, Bujar Nishani, në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Lëvizja Socialiste për Integrim, e kryesuar nga Ilir Meta, pati zë të rëndësishëm në këtë kapitull, pasi është ajo, që i siguron Berishës votat e nevojshmë për qeverisje.
Roli më delikat është pa dyshim ai i Haxhinastos, në një periudhë, kur Shqipëria pret prononcimin e Brukselit në tetor, mbi statusin e kandidatit për integrimin në Bashkimin Evropian. Atij do t’i duhet të mbikqyrë shitjen e krejt kompanisë shtetërore Albpetrol dhe të konçesioneve për hidrocentralet. Atij do t’i duhet të përballojë pakënaqësinë e kompanive të huaja të minierave për ligjin e ri, që e ka çuar të paktën njërën prej firmave, “Canada’s Empire Mining”, të mbyllë veprimtarinë dhe të hedhë në gjyq Ministrinë e Ekonomisë. Ndërkaq, pas jo më shumë se një viti, do të mbahen zgjedhjet e reja të përgjithshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.