2012-06-25 17:03:38

Kardinali Turkson për FAO-n: të zhvillohet ekonomia fshatare për eliminimin e shkaqeve të varfërisë


Të shihet enciklika e Papës “Caritas in Veritate” si mjet orientimi të përgjithshëm e si kriter bazë për të ardhmen: ky është urimi, që shprehu sot kardinali Peter Turkson, kryetar i Këshillit Papnor për Drejtësinë e Paqen, në Kongresin e katërt Botëror për jetën e fshatit, që mbahet në Romë, në selinë e FAO-s (Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë). Takimi është organizuar nga dikasteri vatikanas e titullohet “Zhvillime e probleme të botës rurale para sfidave të globalizimit”. Ai vazhdon punimet 50 vjet pas Takimit të parë Ndërkombëtar të katolikëve për jetën e fshatit, që u mbajt në vitin 1962, menjëherë pas publikimit të Enciklikës “Mater et Magistra” të Papës së lum Gjoni XXIII. Në veçanti, kardinali Turkson u ndal mbi temën e zhvillimit të përgjithshëm të njeriut e të tokës, duke përcaktuar tri drejtime kryesore: perspektivat afatgjata, investimet në infrastruktura dhe përfshirjen e forcimin e protagonistëve kryesorë të zonave rurale.







All the contents on this site are copyrighted ©.