2012-06-22 13:31:17

Më 22 korrik kalendari kujton shën Paulinin e Nolës.


Bashkëkohës me Shën Ambrozin e Shën Agostinin (i njohu të dy), Paulini lindi në vitin 355 në Bordò të Francës, ku i ati ishte nëpunës i Perandorisë romake. Edhe ai ndoqi karrierën e t’et. Në moshën 25 vjeçare u dërgua si Konsull në Kampanie, ku u kthye në fenë e krishterë dhe u martua me Tarasien, të cilën e njohu në Spanjë.
Pas vdekjes së djalit të tyre, Çelso, që të dy vendosën t’i kushtoheshin jetës rregulltare. I shuguruar meshtar në Barcelonë, Paulini refuzoi të shërbente në këtë dioqezë e më pas edhe në Milano, ku e pati ftuar Ambrozi. U vendos në Nolë, ku ndërtoi një shenjtërore dhe një strehë për të varfrit. Më pas u shugurua ipeshkëv dhe qëndroi në dioqezën kampane për 22 vjet, nga viti 409 deri në vitin 431, kur vdiq.
Qe shtyllë e fuqishme për bashkësinë në kohën e dyndjeve të Vizigotëve. Por qe edhe shkrimtar i krishterë me vlera të mëdha. Posaçërisht i rëndësishëm është letërkëmbimi i tij me të krishterët më të njohur të kohës së tij, ndërmjet të cilëve edhe vetë Shën Agostini.







All the contents on this site are copyrighted ©.