2012-06-21 13:49:32

Një Fondacion mysliman i Azerbajxhanit do të mbulojë koston e restaurimit të një katakombe të krishterë romake


“Është hera e parë që një vend i madh i fesë islamike është i gatshëm të mbulojë koston për restaurimin e njërit nga vendet më të dashura për kujtesën historike e për fenë e krishterë”: me këto fjalë, kryetari i Këshillit Papnor të Kulturës, kardinali Xhanfranko Ravazi komentoi vendimin e Fondacionit “Hejdar Aliejev”, kryesuar nga gruaja e presidentit të Republikës së Azerbajxhanit, Mehriban Alijeva. Fondacioni ka marrë përsipër restaurimin e katakombave romake të Shën Marçelinit e shën Pjetrit, përgjatë rrugës Kazilina. Të premten, në orën 17.00, ky vendim do të bëhet zyrtar, me nënshkrimin e protokollit përkatës nga kardinali Ravazi dhe nga vetë presidentja e Fondacionit. “Kemi të bëjmë me një gjest fisnik, me vlerë të madhe për marrëdhëniet ndërkulturore e për dialogun ndërfetar” – deklaroi prelati, i cili është edhe kryetar i Akademisë Papnore të Arkeologjisë Kishtare.







All the contents on this site are copyrighted ©.