2012-06-20 18:48:58

Dita Botërore e Refugjatit. Shtohet numri i njerëzve, që ikin nga konfliktet.


U kremtua sot, Dita Botërore e Refugjatit, kushtuar sensibilizmit të opinionit publik botëror për kushtet, në të cilat jetojnë njerëzit, që shtrëngohen të ikin nga vendet e origjinës. Sipas të dhënave, botuar nga Kombet e Bashkuara, numri i njrëzve, që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të luftërave e të persekutimeve gjatë vitit 2011, është 4 milionë e treqind mijë vetë. E edhe numri i të ikurve, që kanë marrë strehim politik, vijon të rritet, për shkak të konflikteve të reja në Libi, Somali, e Jemen. Prej këndej, viti në vijim është vit rekord për zhvendosjen e njerëzve, që ikin nga shtëpitë e tyre, duke kërkuar strehim brenda vendit, në vendet fqinje ose edhe në vende më të largëta. Luftërat, zija e bukës, persekutimet, këto janë shkaqet që i shtyjnë njerëzit e uritur të ravgojnë drejt vendeve të ngopura, që nuk shqetësohen në masën e duhur për vërshimin e të pabukëve e tëpasterhëve, e jo për faj të tyre. Prej këndej fati i refugjatëve duhet shikuar në perspektivë globale, sepse edhe vetë fenomeni është global. Vetëm kështu mund të zgjidhen problemet e panumërta të njerëzve në ikje, që sigurisht do të dëshironin të mbeteshin në vendet e tyre, ose të shtegtonin në kushte shumë më të sigurta.







All the contents on this site are copyrighted ©.