2012-06-19 15:38:14

Nga G20-a, masa për zhvillimin në rend të parë


Zhvillim e vende pune: në mbledhjen e G20-ës në Los Cabos të Meksikës, mbizotëroi vija e SHBA-ve dhe e vendeve Brics (Brazili, Rusia, India, Kina e Afrika e Jugut), por edhe ajo e Francës dhe e Italisë, ndërsa duket gjithnjë e më i izoluar qëndrimi i kancelares gjermane Angela Merkel, e cila është për masa të rrepta për shlyerjen e borxhit publik.
Në dokumentin përfundimtar të mbledhjes së 20 vendeve më të industrializuara të botës, krerët e shteteve impenjohen për një plan zhvillimi ekonomik, që të krijojë vende pune, t’i verë fre krizës së Eurozonës dhe të kufizojë rrezikun e përhapjes së saj.
Përsa i përket rifinancimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, objekti i 430 miliard dollarëve u tejkalua, duke arritur në 456 miliard. Ndër vendet, që do të japin shuma të mëdha për kapërcimin e emergjencës, India, e cila ka caktuar 10 miliard dollarë, Rusia, me një kontribut të ngjashëm dhe Kina, në krye të të gjithëve, me 43 miliard dollarë. Sytë janë ngulur tani mbi Greqinë, ku vazhdojnë bisedimet për krijimin e një qeverie të bashkimit kombëtar, dhe mbi Spanjën, ku Ministria e Thesarit ka bllokuar 3 miliard letra shtetërore me vlerë, 12 e 18 muajshe, rendimenti i të cilave u rrit përtej 5%-shit.







All the contents on this site are copyrighted ©.