2012-06-16 08:34:03

Shenjtorët e Javës


E diel 17 qershor, Kisha katolike kremtoi të Dielën 11-të të kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar. E gjithnjë më 17 qershor kalendari kujton edhe shenjtorët Vlashi e Diogjeni, martirë.

Të hënën më 18 qershor, bie kujtimi i shën Markut e Marçelianit, martirë romakë dhe e shën Marinës. Këta na kujtojnë se ligji i ri i Krishtit i fton të gjithë të jenë plot dashuri e mëshirë, bujari e solidaritet, si kur fitojnë, ashtu edhe kur, për syrin e botës, humbasin. Duhet të galdojmë përherë në Zotin, që na shpëton.

Të martën më 19 qershor bie përkujtimi i shën Romualdit, abat, themelues i Kamaldolezëve, e shën Gjylianës Konfalonieri dhe e shenjtorëve Gjervasi e Protasi, martirë milanezë. Liturgjia e së martës na kujton se Krishti u bë i varfër, për të na pasuruar, sepse dëshiron që edhe ne të bëhemi të përkryer, si Zoti.

Të mërkurën më 20 qershor, bie kujtimi i shën Silverit papë e martir. Liturgjia e ditës na kujton se Zoti e bekon njeriu që jep me gëzim, që di të dhurojë pa shpërblim, pa shikuar kurrfarë interesi, pa pritur që ndokush t’i shprehë mirënjohjen për veprat e mira. I mjafton besimi se Zoti sheh gjithçka.

Të enjten më 21 qershor, kujtohet shën Luigj Gonazaga, jezuit, pajtor i rinisë katolike, që do të kremtohet të enjten, na bind, me jetën e tij, se feja nuk mund të ndahet nga dialogu i përhershëm me Zotin. Por dialogu, më shumë se me fjalë, bëhet me dëshmi, me mënyrën si e jetojmë Ungjillin, duke mos kursyer asgjë për Krishtin e për të afërmin.

Të premten më 22 qershor, përkujtohet shën Paolini, ipeshkëv i Nolës; shën Gjon Fisher, ipeshkëv i Roçesterit e shën Tomas More, martirë anglezë; shën Flav Klementi, konsull romak, martir dhe i Lumi Inoçenci V, papë. Këta na kujtojnë mësimin e Jezusit mbi thesarin e vërtetë, për të cilin mund të krenohemi, e për dritën e vërtetë, për të cilën ia vlen të shkrish gjithë jetën, me bindjen se Zoti është pranë nesh në orën e provës.

Të shtunën që vjen me 23 qershor do të përkujtohen shën Jozef Kafasi, meshtar torinez dhe shën Zakaria e shën Elizabeta, prindërit e shën Gjon Pagëzuesit. Liturgjia e festës na kujton se pasuria jonë e vetme është dashuria e Zotit. Ne, që punojmë çdo ditë për vete e për familjet, Jezusi na kujton se duhet të kemi besim në Hyjin, i cili i njeh nevojat tona e është gjithnjë gati të na i plotësojë në kohën e duhur.

Të dielën e ardhshme më 24 qershor, Kisha katolike të kremtojë festën e Lindjes së shën Gjon Pagëzuesit, pararendësit të Jezu Krishtit. Gjithnjë më 24 qershor, kalendari kishtar kujton edhe shën Gjonin e Festin, martirë Po kujtojmë se shën Gjon Pagëzuesi është shumë i nderuar në vise të ndryshme shqiptare, sidomos në ato që mbajnë emrin e tij: Shëngjon ose Shëngjin. Kështu sot ishin në festë Hoti, Fushë Derveni, Shëngjini e Fushë Mamurrasi dhe famullia e Zllakuqanit në komune të Klikës së Kosovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.