2012-06-15 16:19:07

Themelohet “Zoja e Kryqit të Jugut”, Ordinariat personal për ish-anglikanët e Australisë.


“Our Lady the Southern Cross": kështu quhet Ordinariati Personal, që ngriti në datën e sotme, Kongregata për Doktrinën e Fesë, në territorin e Konferencës ipeshkvnore australiane, sipas normës së Kushtetutës Apostolike Anglicanorum coetibus. Papa emëroi edhe ipeshkvin e parë, të nderuarin Harry Entwistle, 72 vjeç, me origjinë nga Anglia, ku u pagëzua si anglikan e edhe u shugurua meshtar anglikan në vitin 1964. Më pas emigroi në Australi, ku shërbeu në dioqezën e Perthit e në vijim, në vise të tjera të Kontinentit. Pasi u pranua në bashkim të plotë me Kishën Katolike dhe u shugurua diakon, mori shugurimin meshtarak në katedralen e Perthit, më 15 qershor 2012.







All the contents on this site are copyrighted ©.