2012-06-15 16:18:37

Papa pret kryetarin e Asamblesë së përgjithshme të OKB-së: impenjim i përbashkët për paqen dhe zhvillimin.


Benedikti XVI priti sot paradite në audiencë, Nasir Abdulaziz Al-Naser-in, kryetar i sesionit të 66-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Bisedimet e përzemërta, njofton një notë e Sallës vatikanase të Shtypit, patën si temë kryesore rolin e OKB-së e, në mënyrë të veçantë, të Asamblesë së Përgjithshme, për zgjidhjen e konflikteve, duke i kushtuar vëmendje të posaçme atyre, që vijojnë të trondisin zona të ndryshme të botës, posaçërisht në Afrikë e në Lindjen e Mesme, si dhe situatave të rënda të emergjencës humanitare, që i pasojnë.
Në vijim, përfundon nota, u fol për kontributin e Kishës Katolike në shërbim të paqes e të zhvillimit, duke vënë theksin edhe tek bashkëpunimi ndërmjet feve e kulturave.
Para takimit me Papën, Al-Naser u takua edhe me sekretarin e Shtetit, kardinalinTarçizio Bertone, që shoqërohej nga imzot Dominik Mambertì, sekretar për marrëdhëniet ndërmjet shteteve.







All the contents on this site are copyrighted ©.