2012-06-14 16:44:35

Forca dhe vlera e lutjes


Në një botë, që vijon të tronditet nga lajme e punë shqetësuese për të gjithë, të pasur e të varfër, njerëz të politikës e të udhës së madhe, lutja bëhet më e domosdoshme se kurrë, për t’ia besuar Zotit, çka njeriu nuk është në gjendje as ta kuptojë, as ta drejtojë e aq më pak, ta ndalojë. Në sa nuk ngurron ta shkatërrojë në njëmijë mënyra, duke nisur nga vëllavrasja në Siri, tek thashemnaja mbi botimet e dokumenteve rezervate, vjedhur nga shkritorja e Papës.
Domethënës fakti që, më 24 majin e kaluar, Benedikti XVI e përfundoi fjalimin drejtuar Asamblesë së Konferencës Ipeshkvnore Italiane, fjalim impenjativ, përplot me problemet konkrete të Kishës e të botës, me një lutje:

“Shpirt i jetës, që në zanafillë endeshe mbi humnerë,
ndihmoje njerëzimin e kohës sonë të kuptojë
se duke përjashtuar Zotin, humbet në shtretëtirën e botës
e se vetëm aty ku hyn feja, lulëzojnë dinjiteti e liria
e mbarë shoqëria lartohet mbi themelin e drejtësisë.
Shpirt i Rrëshajëve, që e bën Kishën një korp të vetëm,
na bashko, ne, të Pagëzuarve,
ti, shenjë e gjallë e pranisë së Krishtit të ngjallur në botë!
Na bëj bashkësi shenjtorësh, të gatshëm për mision;
ndihmona ta kuptojmë se edhe në kohën tonë të trazuar
shumë njerëz, nëpër botë, kërkojnë të vërtetën e jetës.
Na bëj bashkëpunëtorë të gëzimit të tyre, me kumtimin e Krishtit,
farë e grurit të Zotit, që begaton trojet e jetës,
e sigurona se korrjet tona do të jenë të begata".







All the contents on this site are copyrighted ©.