Themelohet në Romë instituti kulturor “Pjetër Bogdani”. Ambasadorët Kola e Prenkaj,
shërben për ndërtimin e imazhit të shqiptarëve.
Me nismën e Ambasadorit të Kosovës në Itali, zotit Albert Prenkaj dhe me mbështetjen
e Ambasadorit të Shqipërisë në Itali, zotit Llesh Kola, u themelua instituti kulturor
“Pjetër Bogdani”, si shoqatë pa qëllim fitimi (Onlus). Synimi i këtij institucioni
kulturor është promovimi dhe përfaqësimi i kulturës shqiptare, çka do të ndihmojë
në ndërtimin e imazhit gjithnjë më pozitiv të shqiptarëve dhe atë të shpalosjes së
thesarit kulturor të kombit shqiptar para italianëve e më gjerë. Mbi domethënien,
rolin e synimin e institutit shqiptar “Pjetër Bogdani” me seli në Romë, themeluar
më 31 maj 2012, në mikrofonin e përgjegjësit të programit shqip të Radio Vatikanit,
don David Gjugjës, flasin Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, Llesh Kola e Albert
Prenkaj. T’i dëgjojmë së bashku...........