2012-06-12 12:38:16

Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë urojnë Presidentin e ri të Vendit Bujar Nishani


Urimet për Presidentin e zgjedhur të Republikës së Shqipërisë SH.T. Z. Bujar Nishani,
Konferenca Ipeshkvnore Katolike e Shqipërisë dëshiron t’i përcjellë Zotit Bujar Nishani urimet më të sinqerta dhe të ngrohta, në emër të Ipeshkvijve të Kishës Katolike të Shqipërisë, për zgjedhjen në postin e Kreut të Shtetit.
Jemi të bindur se posti në të cilin Zoti Nishani është zgjedhur ka një rëndësi të veçantë në drejtim të ecurisë demokratike dhe të integrimit evropian të Vendit tonë.
Garantojmë lutjen tonë dhe të të gjithë besimtarëve katolikë të Shqipërisë para Hyjit për punën e Presidentit të zgjedhur në kryerjen e detyrave kushtetuese dhe respektimin e rendit demokratik për të mirën e përbashkët të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë
Zyra e Shtypit

Tiranë 12 qershor 2012

Dom Gjergj Meta
Zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë
Spokesperson of Bishop's Conference of Albania







All the contents on this site are copyrighted ©.