2012-06-12 12:54:12

BE përgëzon zgjedhjen e Bujar Nishani si President i Shqipërisë


Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi, përgëzoi z. Bujar Nishani për zgjedhjen e tij si President i ri i Republikës së Shqipërisë.
"Dëshiroj t'i uroj z. Nishani suksese si President, post i cili përfaqëson unitetin e popullit", shprehet z. Sequi. "Roli i Presidentit në konsolidimin e pavarësisë së institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe për të ndihmuar vendin në bashkimin e të gjitha përpjekjeve do të jetë me rëndësi të vendimtare për Shqipërinë për të përballuar me sukses sfidat në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian", shprehet Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori, Ettore Sequi.







All the contents on this site are copyrighted ©.