2012-06-11 10:24:38

Rregulltarët e rregulltaret në Shqipëri dhe Ungjillëzimi i ri.


Konferenca Shqiptare e Eprorëve të Lartë të rregulltarëve e rregulltareve të pranishëm në Shqipëri, më 8 e 9 qershor në Shëngjin të Lezhës, mbajti Asamblenë e përgjithshme të radhës mbi temën: “Rregulltarët dhe Ungjillëzimi i ri në Shqipëri”. Punimet e kësaj Asambleje u frymëzuan nga pohimi i Shën Palit Apostull në Letrën e parë drejtuar Korintianëve “I mjeri unë nëse nuk e predikoj ungjillin” (1Kor 9,16) dhe trajtuan argumente e aspekte të ndryshme nga jeta dhe veprimtaria ungjillëzuese e Kishës katolike në Shqipëri. Mes tjerash u fol për përvojat e ungjillëzimit dhe sfidat e metodat e reja, u shqyrtuan 20 vitet e fundit dhe perspektivat si dhe rreth dëshmitarëve të Ungjillit në Shqipëri. Më tepër mbi këtë Asamble të dëgjojmë presidentin e KSHEL (Konferencës Shqiptare të Eprorëve të Lartë) barnabitin atë Giovanni Peragine, famullitar i Milotit. Ta dëgjojmë në mikrofonin e Radio Vatikanit............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.