2012-06-11 10:45:54

Papa: është më rëndësi që Eukaristia të ketë kultin publik


“Festa e Korpit të Krishtit është një akt i madh publik i Eukaristisë”. Këtë e kujtoi dje Papa Benedikti XVI gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Në fjalimin e shkurt drejtuar mase 50 mijë besimtarëve e shtegtarëve të ardhur vendet e ndryshme të botës, Papa përmendi “dëshmitë më të lashta mbi liturgjinë eukaristike”, për kujtuar se, “pas shpërndarjes së kungimit të shenjtë të pranishmëve, diakonët ia çonin bukën e shuguruar edhe atyre që mungonin” në kremtim. E shtoi se “solemniteti i Korpit e Gjakut të Krishtit na propozon përsëri vlerën e adhurimit eukaristik”, duke nënvizuar me fjalët e Palit VI se “Kisha katolike e rrëfen kultin e Eukaristisë jo vetëm gjatë meshës, por edhe jashtë kremtimit të saj, duke i ruajtur me zell e përkujdes të madh hostet e shuguruara, e duke i bartur në procesion me gëzimin e turmës së krishterë.







All the contents on this site are copyrighted ©.