2012-06-11 09:00:20

Më 11 qershor kalendari kujton shën Barnabën Apostull.


Sot më 11 qershor kalendari kishtar përkujton Shën Barnabën Apostull.
Quhej Jozef, para se të lidhej me apostujt. Me origjinë nga Qipro, ai shiti gjithçka pati dhe paratë që fitoi nga shitja e pasurive, i vuri tek këmbët e Apostujve, të cilët që nga ai çast nisën ta thërrasin Barnaba, që do të thotë Bir i ngushëllimit. Në Veprat e Apostujve paraqitet pikërisht përmes këtij gjesti, që flet për kthesë rrënjësore të jetës së tij duke përqafuar udhën e Jezu Krishtit.
Barnaba është një figurë që del në plan të parë në bashkësinë e flaktë të Jerusalemit pas Rrëshajësh. Ndonëse u përket 72 nxënësve të Krishtit, thirret apostull. Gëzon një respekt aq të madh ndërmjet të Dymbëdhjetëve, sa që ata e zgjedhin për të ungjillëzuar Antiokinë. Shkrimet apokrife flasin për një udhëtim të Barnabës në Romë dhe martirizimin e tij, rreth vitit 70 në Salaminë, ku u mbyt me gurë nga hebrenjtë e diasporës greke.







All the contents on this site are copyrighted ©.