2012-06-06 15:40:17

Më 22 qershor, lutje për Papën në Vatikan


Besimtarët duan të shtrëngohen rreth Papës e t’i shprehin dashurinë e përkrahjen e tyre, pavarësisht nga shkandujt, që dalin nga dyert e pallateve të Vatikanit. Më 22 qershor, në orën 22.00, në sheshin e Shën Pjetrit, shoqata “Familja, Kishë e vogël – Lëvizja e dashurisë familjare” ka organizuar një mbrëmje lutjeje, që do të kryesohet nga kardinali Anxhelo Komastri, mëkëmbës i Benediktit XVI për Qytet-Shtetin e Vatikanit. Është hera e tetë, që organizohet kjo lutje e përvitshme, e cila tashmë është bërë traditë. Kësaj radhe, zhvillohet në një çast vuajtjesh për Atin e Shenjtë e për Kishën Katolike, për shkak të ngjarjeve të hidhura, lidhur me daljen e dokumentave të rezervuara nga Vatikani e me jehonën negative, që kanë pasur në shtypin e të gjithë botës.
“Do të lutemi që e keqja dhe shkandujt të mos e dobësojnë forcën e Kishës. Shkandujt nuk janë e vërteta e jetës, janë vetëm një pjesë e historisë”, deklaron asistenti kishtar i shoqatës, don Stefano Tardini.








All the contents on this site are copyrighted ©.