2012-06-06 16:38:36

Komisioni i BE-së miraton propozimin e ri për shpëtimin e bankave: nuk do të paguajnë më klientët


Komisioni Evropian miratoi sot propozimin e ri për shpëtimin e bankave, me të cilin sigurohen klientët se nuk do të paguajnë kurrë për ndonjë falimentim të mundshëm të institucioneve të kreditit. Sipas direktivës së Komisionit, bankat, vështirësitë e të cilave nuk rrezikojnë sistemin kombëtar, ose ndërkombëtar të ekonomisë, do të lihen të falimentojnë. Ato, që mund ta lëkundin rëndë qëndrueshmërinë e tregut, do të shpëtohen përmes fondeve, të dala nga investimet e vetë bankave, por nuk do të detyrohen taksapaguesit të japin para shtesë. Kështu theksoi sot komisari evropian për tregun e brendshëm, Mishel Barniè. Gjithsesi, propozimi nuk do të hyjë në fuqi më parë se viti 2018, prandaj nuk i ndihmon aspak bankat spanjolle, që kanë kërkuar tani ndihmën e Brukselit. Ndërsa Madridi përpiqet të shpëtojë bankat e veta, bëhen të njohura statistika shqetësuese: nga viti 2008 deri në vitin 2011, shtetet evropiane kanë shpenzuar 4.500 miliard euro për të ndihmuar bankat në krizë. Edhe Gjermanisë i lëkunden themelet ekonomike. Agjensia Moody’s ka ulur “rating” për gjashtë banka gjermane dhe për Unicredit Bank, e kontrolluar nga gjermanët.







All the contents on this site are copyrighted ©.